Klinika Infektive ka marrë masat për t’u ballafaquar me koronavirusin

Medical workers in protective suits move a coronavirus patient into an isolation ward at the Second People's Hospital in Fuyang in central China's Anhui Province, Saturday, Feb. 1, 2020. Beijing criticized Washington's tightening of travel controls to bar most foreign nationals who visited the country within the past two weeks. (Chinatopix via AP)

Mbi 360 persona kanë vdekur nga koronavirusi deri më dje, derisa numri i të prekurve me të dita-ditës është duke u rritur.

Kosova ka filluar të marrë masa për mbrojtje nga virusi, edhe pse ende asnjë qytetar nuk është prekur me të.

Nga Klinika Infektive thuhet se janë të gatshëm të përballen me këtë virus.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë për “Zërin” se nuk kanë pasur asnjë rast të dyshim me koronavirusin. Ajo ka theksuar se i kanë ndërmarrë të gjitha masat që duhen në rast të përhapjes së virusit.

“Në Klinikën Infektive asnjë rast të dyshimtë me koronavirus nuk e kemi. Ne i kemi ndërmarrë të gjitha masat që duhen dhe jemi të përgatitur. Komiteti, i cili është formuar për koronavirusin, do të dalë me deklaratë zyrtare për këtë çështje”, ka theksuar ajo.

Ajazaj-Berisha ka bërë të ditur se janë të furnizuar me produktet e nevojshme dhe janë të gatshëm të ballafaqohen me virusin.

“Ne i kemi të gjitha masat që kanë pasur nevojë të ndërmerren, furnizimin e kemi nga Shërbimi Spitalor Klinikë Universitar i Kosovës, kështu që jemi të gatshëm të ballafaqohemi në rast të ardhjes së ndonjë rasti”, është shprehur ajo.