Klopp e ‘shpërblen’ Shaqirin për paraqitjes fantastike ndaj Zvezdës

Xherdan Shaqiri do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen që Liverpool e luan në ‘Anfield Road’ të shtunën pasdite ndaj Cardiff.

Në elitën e futbollit anglez këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së dhjetë.

Liverpool që regjistroi një fitore bindëse në Ligën e Kampionëve duke mposhtur serbët e Crvena Zvezdës me rezultat 4:0, në ‘Anfied Road’ pret skuadrën e Cardiff Cityt, në ndeshjen që fillon nga ora 16:00.

Për paraqitjen e mirë në Ligën e Kampionëve, trajneri Jurgen Klopp pritet ta shpërblej Xherdan Shaqirin, duke e vendosur titulluar edhe në këtë ndeshje.

Në formacionin e mundshëm të Liverpool për ndeshjen me Cardiff, ‘Goal.com’ parasheh që Shaqiri të jetë titulluar në këtë ndeshje.

Me një fitore të mundshme, Liverpool do të pozicionohej në vendin e parë në Premierligë, duke shpresuar në një dështim të mundshëm të Manchester Cityt./Lajmi.net