‘Koha për të ecur para’: Portugalia lehtëson masat e COVID-19

Portugalia vendosi masat e mbylljes në janar për të kontrolluar atë që ishte atëherë ngritja më e keqe e infeksioneve me COVID-19 në botë, por rregullat e rrepta janë zbutur gradualisht që nga 15 Marsi, kur sallonet e bukurisë, libraritë dhe shkollat fillore u rihapën.

Këtë të hënë, tarracat e kafeneve dhe restoranteve, muzetë, tregjet dhe panairet jo-ushqimore, dyqanet e vogla, shkollat e mesme dhe palestrat u lejuan të hapnin dyert e tyre gjithashtu.

Portugalia ka pësuar 823,355 raste me Covid 19 dhe 16,879 vdekje, por shkalla e infeksionit është ngadalësuar.

Nëse situata vazhdon të përmirësohet, kinematë, qendrat tregtare, hapësirat e brendshme të restoranteve dhe bizneset e tjera jo thelbësore do të rihapen brenda dy javësh raportojnë mediat lokale. /Mesazhi.com