Mark Zuckerberg mund ta ketë ndihmuar ta bëhet miliarder, por kjo nuk e ka ndalur Brian Actonin që të kthehet kundër Facebook.
Bashkëthemeluesi i Whatsapp ka dërguar në Twitter nje kerkese duke u kërkuar të gjithëve të fshijnë profilet e tyre të Facebook, duke thënë “është koha #deletefacebook ‘.
Hashtag-u është në trend në rritje, pas kritikave ndaj Facebookut pasi u ka dhënë detaje të përdoruesve kompanisë Cambridge Analytica, e cila e ndihmoi Trump-in të vie në pushtet.
Acton ia shiti Whatsapp-in Facebookut për 19 miliardë dollarë në vitin 2014 – marrëveshja më e madhe në historinë e Facebook.
Thirrja për të fshirë profilet e Facebook përballet me presion për të shpjeguar masat mbrojtëse të privatësisë të cilat janë të garantuara nga Facebook.