Nën mbrojtjen e policisë, 109 kolonë uzurpatorë izraelitë ndërmorën bastisje të re në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.
Në një deklaratë për Anadolu, Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit tha se 109 izraelitë kryen bastisje në Al-Aksa në dy grupe, në mëngjes dhe pasdite.
Siç njoftohet, kolonët e paligjshëm janë futur përmes Portës Mughrabi (Marokene) në murin perëndimor të kompleksit dhe kanë kryer rituale fetare në oborrin e xhamisë.
Që nga viti 2003, pavarësisht kundërshtimit të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, policia izraelite u lejon izraelitëve që kanë uzurpuar toka palestineze të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa.
Administrata e Vakëfeve i quan bastisje këtë vizita në shoqërim të forcave izraelite. Palestinezët thonë se Izraeli po i intensifikon shkeljet e tij që synojnë hebraizimin e Kudsit Lindor, përfshirë edhe Xhaminë Al-Aksa, si dhe zhdukjen e identitetit të tij arab dhe islam.



