Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kolumbia do të dërgojë ndihma humanitare në Gaza

Kolumbia do të dërgojë ndihma humanitare në Gaza

Gustavo Petro

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro deklaroi se do të dërgojnë ndihma humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.

Në llogarinë e tij në rrjetet sociale X, Petro tha se do të dërgojnë ndihma humanitare në Gaza dhe do të takohen me zyrtarët e Egjiptit për mbështetje.

Ai bëri thirrje për takim të jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Më në fund, Bashkimi Evropian (BE) i kujton Izraelit ligjin ndërkombëtar. Sulmet sistematike kundër civilëve janë të ndaluara. Gjenocidet janë të ndaluara. Personeli shëndetësor dhe spitalor duhet të mbrohet. Kërkesat minimale për jetën duhet të mbrohen”, tha Petro.

– Mbështetje nga Kolumbia për Palestinën

Petro kritikoi reagimin e Izraelit ndaj sulmit të Hamasit.

Duke postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale fotot e fëmijëve palestinezë që u vranë si pasojë e sulmeve izraelite, Petro tha: “E vetmja mënyrë që fëmijët palestinezë të flenë të qetë është që fëmijët izraelitë të flenë në paqe. E vetmja mënyrë për fëmijët izraelitë të flenë në paqe është që fëmijët palestinezë të flenë të qetë”.