Kombëtarja e Polonisë udhëtoi në Kampionatin Botëror në Katar 2022 e shoqëruar nga aeroplanët luftarakë F16

Polonia e drejtuar nga ylli më i madh i saj, Robert Lewandowski udhëtoi sot për në Kupën e Botës në Katar e shoqëruar nga aeroplanët luftarak F16.

Ata u dërguan në Kupën e Botës disa ditë pas një incidenti të madh ndërkombëtar dhe vdekjes së bashkatdhetarëve të tyre si pasojë e aksionit të supozuar që erdhi nga ushtria ukrainase, pra një rakete e lëshuar që ka kaluar në territorin e Polonisë.

“Ne u përcollëm në kufirin jugor të Polonisë me aeroplanët F16! Faleminderit dhe përshëndetje pilotëve!”, njoftoi Federata e Futbollit të Polonisë.

Në video shihen dy avionë luftarakë pranë avionit në të cilin ndodheshin futbollistët.

Kujtojmë se Polonia u kualifikua në Kupën e Botës përmes një play-off në të cilin kaloi automatikisht në gjysmëfinale pasi Rusia u përjashtua për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Më pas ata mundën Suedinë në ndeshjen kualifikuese, ndaj do të luajnë kundër Argjentinës, Arabisë Saudite dhe Meksikës në Katar.