Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi është pronar i kompanisë “Laris Group”, e cila eshte importuese e pijes alkoolike ruse “Primakov Vodka”. Sic njoftojne Doganat e Kosoves, “Laris Group”, ka përgjegjësi për mosdeklarimin e cmimit të pijes, me c’rast i ka shkaktuar dëme doganave të Kosovës.
Kompania e Abrashit ishte zënë nga Dogana e Kosovës pasi kishte falsifikuar dokumentacion për import të Vodkës “Primakov”. Thuhej se kompania e Abrashit kishte tentuar të fshehë cmimin e këtij produkti duke deklaruar fatura të rrejshme në doganë.
Zyra Doganore në Pejë, në vitin 2012, kishte konstatuar se kjo kompani po e importonte këtë produkt me çmim nën mesataren e tregut.
Zyra Doganore në Pejë në vitin 2012 pasi kishte konstatuar se kjo kompani po e importonte këtë produkt me çmim nën mesataren e tregut ka paditur firmën e cila kishte tentuar të fshehë cmimin e këtij produkti duke deklaruar fatura të rrejshme në doganë.
Kompania “Laris Group” Sh.p.k., e ish-ministrit Abrashi, e regjistruar me 29.06.2011, merret më dhjetëra aktivitete biznesore, të cilat janë krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra.
Duke filluar nga tregtia me shumicë e pijeve, ambalazhim, prodhim të energjisë elektrike, ndërtim të objekteve banesore dhe jo banesore, instalime elektrike, instalime të tjera ndërtimore, punime suvatimi, aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale, anijeve dhe aeroplanëve, tregtia me shumicë jo e specializuar dhe aktivitete të tjera.










