Ballina Sport Futboll Kompletohet shorti për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve

Kompletohet shorti për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve

Është hedhur shorti për edicionin 2023/24 në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve.

32 skuadra evropiane kanë mësuar emrat e kundërshtarëve mësojnë emrat e kundërshtarëve në grupet e Ligës së Kampionëve.

Padyshim që Grupi F është ai i ferrit ku janë katër skuadra të mëdha si PSG, Borussia Dortmund, Milan dhe Newcastle United.

Kampioni aktual i kësaj gare, Manchester City është në Grupin G së bashku me RB Leipzig, Crvena Zvezda dhe Young Boys.

Grup tejet interesant është edhe ai C me Napolin, Real Madrid, Braga dhe Union Berlin. Ndërkohë në Grupin A janë Bayer Munich, Man Utd, Copenhagen dhe Galatasaray.