Komuna e Prishtinës jep 200 euro për shpenzimet e të gjitha varrimeve

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e djeshme e ka rritur shumën për shpenzimet e varrimit deri në 200 euro. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton lajmi.net. Ky është postimi i plotë i tij: Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me propozimin tonë ka kaluar ndryshimi i rregullores për shpenzimet e varrimit në Komunën tonë, duke e rritur vlerën në 200 euro. Qe disa vite, Komuna e Prishtinës mbulon shpenzimet e varrimit për banorët e komunës duke subvencionuar direkt familjen. Prej tash vlera riimbursimit të shpenzimeve është rritur deri në 200 euro.