Konfirmohen 28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

29 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

ℹ Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 431.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
__________________