Konjufca: AAK dhe Nisma janë bërë bisht i Hashim Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se seanca e thirrur nga opozita do të mbahet dhe se do të dëgjohen diskutimet e tyre.

Konjufca e quan dorëzim të AAK-së dhe Nismës karshi PDK-së.

Sipas tij lakmia e madhe për pushtet dhe kërcënimi i PDK-së mund ta rrëzojnë kur të duan e kanë sjellë në këtë gjendje kryeministrin Ramush Haradinaj.

Konjufca tha se të gjithë janë dëshmitarë që në Kuvend ndodhi shfaqje e turpshme “përpjekja e presidentit për t’ia bashkëngjit vetes një ekip negociator”.

“Sot çka kemi pa është vagonët që do t’i shtohen Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë. Duke u bërë bisht i Hashim Thaçit duke shkuar në Bruksel me gjysmën e spektrit politik, përkundër që ne i refuzojmë vendet e rezervuara, këtu nuk po ndryshon kurgjo. Nuk kam dyshim që kufijtë e Kosovës nuk do të hapen. Do të shkojë t’i hap kufijtë me Serbinë. Kjo është ditë e pikëllushme për Kosovën këta do të shkojnë vetëm me ia bë agjenden Thaçit, jo me mbrojt Kosovën”, tha Konjufca.