Ballina Lajmet Kosovë Konjufca del para gjykatës për gazin lotsjellës

Konjufca del para gjykatës për gazin lotsjellës

Ka filluar seanca ndaj kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në këtë seancë do të dëgjohet si dëshmitar, Pal Lekaj dhe do të administrohen provat.

Konjufca akuzohet për “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, për të cilën parashihet burgim prej një deri në tetë vjet.

Sipas aktakuzës, në seancën e Kuvendit të 10 gushtit të vitit 2016, Konjufca në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës.