Kontrollet për mish të prishur edhe në Shtime 12:34 | 29 March 2018

Skandali i fundit me “mishin belg”, kanë bërë që autoritetet kosovare të shtojnë masat e kontrollit sanitar të produketeve në kompaniqë merren me përpunimin dhe shitjen e këtyre produkteve.

Inspektorët komunalë, të sanitarisë dhe të tregut janë duke zhvilluar kontrolle nëpër komuna të Kosovës për kontroll sanitare të produkteve dhe nënprodukteve të mishit të skaduara, prishura dhe dëmtuara dhe për të bërë asgjësimin e tyre.

Të enjten ata rrugën e kanë marrë edhe për Komunën e Shtimes.

“Njoftojmë qytetaret e Komunës së Shtimes se Inspektorati Komunal, Inspektori sanitarisë dhe Inspektori i tregut janë duke zhvilluar një aksion të gjerë në disa subjekte afariste për kontroll sanitare të produkteve, me fokus te produktet dhe nënprodukte të mishit të skaduara, prishura dhe dëmtuara duke bërë menjëherë asgjësimin e kësaj sasie produktesh dhe për të njëjtat, bazuar në ligjet në fuqi, ka inicuar procedurë pranë organeve gjyqësore”, thuhet në njoftimin e publikuar nga vet Komuna..

Në njoftim thuhet se Inspektoriati ka marr masa të menjëhershme në aspektin e largimit nga tregu të produkteve të dyshimta dhe se në Komunën e Shtimes nuk ka prezencë të mishit me origjinë te dyshimtë.

“Megjithatë Drejtoria e Shërbimeve Publike fton të gjithë qytetaret që të na japin informata nëse eventualisht hasin në ndonjë produkt me afat të skaduar për arsye se Drejtoria ka numër të kufizuar të inspektorëve për të mbuluar të gjithë Tregun”.

Komuna njofton se Inspektorati do vazhdoj të i kontrolloj dhe mbikëqyr subjektet afariste që ofrojnë produkte ushqimore me qëllim të mbrojtje të konsumatorëve.