Një kopje origjinale e Windows 95, dhe jo kopje çfarëdo por e para e cila doli në shitje, është zbuluar. Dhe më i jashtëzakonshëm është fakti se paketimi i saj është i pahapur.
Në Gusht të 2023 Windows 95 mbushi 28 vite. Mbështetja zyrtare për Windows 95 përfundoi në 2001 dhe u zëvendësua nga Windows 98, më pas Windows XP dhe Windows Vista.
Windows 95 shquhej për problemet e shumta që kishte për kohën, por sot sistemi operativ që dikur urrehej nga shumë, adhurohet nga të tjerë.
Një kopje origjinale e Windows 95, dhe jo kopje çfarëdo por e para e cila doli në shitje, është zbuluar. Dhe më i jashtëzakonshëm është fakti se paketimi i saj është i pahapur.
Për koleksionistët kopja e parë e Windows 95 ka një vlerë të madhe. Por kush e ka në pronësi këtë relike të rrallë?
Askush tjetër vetëm Brad Silverberg, një ish menaxher i Microsoft. Ai punoi pranë gjigantit të Windows në 1990 dhe ishte përgjegjës për zhvillimin dhe prezantimin e Windows 95.
Prandaj një veteran i Microsoft, i cili tashmë nuk është pjesë e kompanisë, nuk humbi shansi të merrte edicionin e parë të Windows 95 me vete. Kopja u prodhua më 14 Korrik 1995 në 5:15pm dhe përmbante një total prej 13 disqesh floppy për tu instaluar.
Silverberg postoi një foto të edicionit të rrallë dhe origjinal në X pas një fans i tij ja kërkoi. Ai e përshkroi sendein si një kujtim të paçmuar që ende edhe sot e kësaj dite e mban.








