Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kore e Jugut: Dhjetëra të vdekur pas zjarrit në një spital

Kore e Jugut: Dhjetëra të vdekur pas zjarrit në një spital

Një zjarr i fuqishëm, që shpërtheu sot në një spital në Korenë e Jugut, ka shkaktuar të paktën 41 të vdekur, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap, fatkeqësia më e rëndë që ka përjetuar vendi prej më shumë se një dekade.

Më shumë se 80 persona janë plagosur në këtë katastrofë që shënohet disa javë nga mbërritja e mijërave atletëve dhe turistëve të huaj me rastin e Lojërave Olimpike dimërore.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqet një pacient i kapur pas një litari të lëshuar nga një helikopter mbi spitalin që shtrihet në Miryang, në juglindje të vendit. Një person tjetër duke dalë nga dritarja për të zbritur nga një shkallë emergjence.

Godina gjashtë katëshe shërbente si qendër për kujdesin e personave të moshuar si dhe për shërbime spitalore./ATSH