Kosnett: Fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka kërkuar nga udhëheqësit politik të rajonit që fati i të zhdukurve të mos jetë peng i politikës.

Këtë reagim Kosnett e ka bërë përmes profilit të tij në Twter, ndërsa ka vlerësuar përparim në këtë drejtim.

“Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, ka shkruar Kosnett.