Kosova dominon dhe mposht Gambinë

Kosova ka shënuar fitore në miqësore e dytë të zhvilluara në Antalia, ku ka mposhtur Gambinë me rezultat 1-0.

Edhe në këtë ndeshje përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes iu ka dhënë mundësi të paraqiten futbollistët që nuk kanë pasur shumë hapësira në ndeshjet e kaluara.

Pjesa e parë ishte kryesisht me pak raste shënimi, por me një dominim të Kosovës, por pa arritur të realizojnë ndonjë gol.

Fillimisht që në start provoi Florian Loshaj, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte Jetmir Topalli në minutën e 25-të të ndeshjes

 

Edhe Mirlind Daku kishte rast të mirë, por goditja e tij akrobatike shkoi mbi portë.

Fillimi i pjesë së dytë i takoi Gambisë që kishin disa raste, por që nuk arritën të kalonin portierin Betim Halimi.

Goli i fitores për Kosovën u shënua nga Arbër Hoxha në minutën e 80-të të takimit, që ishte mjaft gol i bukur.

 

Dy minuta më vonë futbollistët e Kosovës shkaktuan penallti, por për fat të mirë nuk u shndërrua në gol nga futbollisti i Gambisë, Moussa Barow, i cili gjuajti mbi portë.

Krejt në minutën e 90-të Kosova ka mundur të shënojë edhe një herë, pasi Bledn Baftiu dhe Arb Manaj kombinuan bukur, por goditja e këtij të fundit u ndal nga mbrojtësi.