Kosova fiton medalje të bronztë në Botërorin e karatesë

Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore.

Botërori u zhvillua në Budapest të Hungarisë, ndërsa përfaqësuesja Kosovës e siguroi vendin e tretë nëpëemjet repesazhit.

Në finale të repesazhit, të dielën, Kosova fitoi 2:0 ndaj Kazakistanit.

Është ky prej sukseseve më të mëdha të karatesë kosovare deri më tani.