Kosova me pesë medalje në Kampionatin Ballkanik për seniorë e veteranë në Tiranë

Kosova, përkatësisht karateistët e saj kanë arkëtuar pesë medalje në Kampionatin Ballkanik për seniorë e veteranë.

Përmes një postimi është bërë e ditur se në këtë kampionat, kombëtarja jonë po merr pjesë me 33 garues.

Nga këto pesë medalje, dy sosh ishin të arta, dy të tjera të argjendta dhe një bronzi.