Rashica ka shënuar në minutën e nëntë për përfaqësuesen e Kosovës, me një gol të bukur nga distanca.
Ndeshja është e rëndësishme për përfaqësuesen tonë, e cila është lidere në tabelë me 7 pikë dhe kërkon të ruajë këtë pozitë.
Futbollistët kosovarë nisin ndeshjen për të kërkuar fitoren e radhës, e cila do të ishte e dyta me radhë, pas asaj kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri” 3:1.
Në këtë ndeshje mungojnë Kryeziu i suspenduar dhe Kololli, autori i dy golave kundër maltezëve, për shkak të lëndimit.
Në ndeshjen e parë në shtator, Kosova pati shënuar fitore kundër Ishujve Farore me rezultat 2:0.








