Kosova në top 10-she të shteteve më të forta në Botërorin “Tokio 2019”, fal xhudisteve

Kosova është përfshirë në Top 10-she të shteteve më të forta në botërorin që është duke u zhvilluar në Tokio.

E kjo fal xhudistëve, të cilat kanë fituar 2 medalje e shumë pikë në këtë garë, transmeton Koha Ditore.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka nëpërmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar:

“Botërori në Tokio!
Pas ditës së tretë Kosova gjendet në Top 10 shtetet më të forta!
Dy medalje të fituara dhe një vend i 7 shënojnë pas tri ditësh suksesin më të madh të Kosovës në Kampionate Botërore!
Në Tokio po marrin pjesë 147 Shtete!
Pikët Olimpike të fituara deri më tash janë si vijon :
-Distria Krasniqi 1000 Pikë Olimpike 48 kg 🥉

  • Majlinda Kelmendi 1000 Pikë Olimpike 52 kg🥉
  • Nora Gjakova Pikë 520 Pikë Olimpike 57 kg
    Vendi i shtatë në Botëror
  • Akil Gjakova 240 Pikë Olimpike 73 kg pa plasman!
    Loriana garon të shtundën!”