Kosova shënon ngritje rekorde në renditjen e FIFA-s

Me fitoren ndaj Burkina Fasos dhe barazimin me Zvicrën, Kosova ka shënuar ngritje rekorde në renditjen e FIFA-s, të përditësuar më 31 mars. “Dardanët” tani kanë pozicionin e 107-të.

Në renditjen paraprake, Kosova ishte e 109-ta me 1.163 pikë. Kjo ishte edhe pozita më e lartë që e kishte arritur ndonjëherë.

Tani në pozitën e 107-të ka 1.173 pikë.