Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë

Kombëtarja e Kosovës ka filluar seancën stërvitore për përgatitjet për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë.

‘Dardanët’ ndodhën para dy testeve shumë të rëndësishme për kualifikimet për Kampionatin Evropian, në kuadër të grupit A.

Edhe pse me shumë mungesa, harmonia, puna dhe dëshira për sukses në këto dy ndeshje, duket e madhe te Kosova.

Lojtarët janë duke punuar me përkushtim të madh, për të mbajtur gjallë ëndrrën për Euro 2020.

Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë më 7 shtator kundër Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë luan kundër Anglisë në udhëtim./Lajmi.net/