Kosovarja gjen shërim në Turqi

L.A nga Kosova është shëruar në saje të operimit të kryer nga mjekët turq në qytetin Erzurum të Turqisë, ku shkoi në karrocë pasi kishte humbur aftësinë e të ecurit për shkak të një infektimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatëmbëdhjetëvjeçarja nga Prishtina para pesë muajve kishte vizituar mjekët në Kosovë pas paraqitjes së dhimbjeve në pjesën e këllqeve, ndërsa prindërve të tyre, ata u kishin thënë se bëhet fjalë për tuberkuloz.

Teksa gjendja e saj nuk kishte filluar të përmirësohet aspak, ajo me kalimin e kohës kishte humbur edhe aftësinë e të ecurit, ndërsa kësaj radhe mjekët e kishin diagnostifikuar me kancer.

Vildan dhe Hüseyin Erdoğan nga qyteti Erzurum i Turqisë, të cilët ishin njohur me familjen A. kur kishin ardhur në Kosovë për pushime, ua kishin rekomanduar mjekët turq për trajtimin e vajzës së tyre dhe me këtë çifti kishin vendosur që vajzën e tyre ta dërgonin në Turqi.

Familja ishte mysafire te çifti Erdoğan për 15 ditë në Erzurum. L.A, e cila vazhdimisht qante për shkak të dhimbjeve dhe vazhdonte jetën në karrocë, vendosën ta dërgonin në Spitalin Kërkimor pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Ataturk.

Mjeku dhe profesori universitar nga Departamenti i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, Kutsi Tuncer, dhe mjeku nga Departamenti i Radiologjisë, Hayri Oğul, zbuluan se në fakt bëhej fjalë për një infektim në zonën që lidh boshtin kurrizor me legenin, dhe jo për tuberkuloz apo kancer.

Ajo u shërua pas operimit të kryer nga Tuncer dhe mjeku Sinan Yılar, i cili po ashtu është ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë. Loreta qëndroi në spital vetëm një ditë.

Ajo ndali lotët kur mësoi se nuk vuan nga kanceri, ndërsa aktualisht është e gëzuar që do të kthehet në vendin e saj duke ecur e jo në karrocë.