Kosovë – Irlandë V: Shiten të gjitha biletat, përveç atyre VIP

Humbja e parë e Kosovës nën urdhrat e Alain Giresse nuk ka humbur motivin e tifozëve.

Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e radhës në ‘Fadil Vokrri’ kundër kombëtares së Irlandës Veriore, shkruan lajmi.net.

Për këtë ndeshje, mbrëmë rreth orës 22:30 FFK vendosi biletat në shitje.

Interesimi ishte aq i madh, saqë menjëherë u shitën rreth 90% të biletave, para mesnatës.

Por, sot ka vazhduar ritmi dhe tani janë shitur të gjitha biletat (përveç sektorit VIP).

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur në përvjetorin e vdekjes së ikonës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri.

Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës V luhet më 9 qershor, me fillim nga ora 20:45.