KQZ i bindet vendimit të Supremes për votat e diasporës, përgatitet për numërim

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që sot të mos numërohen votat e diasporës, pas përgjigjes së marrë nga Gjykata Supreme që vendosi në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të këtyre votave.

Pas mbledhjes, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, njoftoi se nuk ka nevojë të kontestohet vendimi i Supremes pasi që sipas saj duhet respektuar ky vendim dhe të nisin punën sa më parë.

Ilir Gashi nga PDK-ja ka thënë se është krijuar një precedent dhe është shkelur Ligji për zgjedhjet, por sipas tij është shqetësuese për të se çka do të bëjë KQZ-ja me 1750 pakot e ardhura më 17 tetor duke theksuar se ndoshta ka ende pako që po vijnë.

Ndërsa për Sami Hamitin nga LDK, vendimi i Supremes përbënë precedent, sipas tij me këtë po shkelet Ligji për zgjedhjet duke e bastarduar këtë proces zgjedhor që sipas Hamitit ka shkuar për mrekulli më 6 tetor

Adnan Rrustemi nga VV, deklaroi se vendimi i Supremes është shumë i drejtë që ka vendosur pro numërimit të votave nga diaspora.

“Ne si institucion vendimet e tilla i shndërrojmë në bazë juridike obligative. Të gjitha ato që kanë ardhë në KQZ dhe e kanë datën e nisjes para 5 tetorit e kanë validitetin e numërimit”, tha ai.

Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se votuesit nuk kanë faj për arritjen me vonesë të fletëvotimeve.