Krerët e Europës kanë uruar Emmanuel Macron për fitoren e siguruar në zgjedhjet Presidenciale në Francë.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përshëndetur rezultatin e projeksioneve të publikuara. Me anë të një postimi në Twitter, Michel shkruan se një Evropa solide ka nevojë për një Francë të përkushtuar.

Postimi i Charles Michel:

Urimet më të ngrohta i dashur Emmanuel Macron. Në këtë periudhë të trazuar, ne kemi nevojë për një Evropë solide dhe një Francë plotësisht të përkushtuar ndaj një Bashkimi Evropian më sovran dhe më strategjik.

Edhe Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka uruar Macron për fitoren teksa shkruan në rrjete sociale se mezi pret të vijojë bashkëpunimin me Presidentin francez.

Postimi i Von der Leyen:

I dashur Emmanuel Macron, urime për rizgjedhjen tuaj si President i Francës. Mezi pres të vijojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer. Së bashku, ne do ta çojmë Francën dhe Europën përpara. /panorama