Krerët në darkë te Pacolli, çfarë ndodhi?

Zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë zhvilluar mbrëmë një takim të përbashkët – por jo në vendin e tyre të punës. Pjesëmarrës, në një darkë joformale, ishin Presidenti dhe Kryeparlamentari i vendit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e qeverisë kosovare  darkuan bashkë, në rezidencën e zëvendësit të parë të Haradinajt, Behgjet Pacolli.

Ky takim i udhëheqësve të vendit, në periferi të Prishtinës, në Hajvali, ndodhi një ditë para se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ta procedojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kabineti i Kryeministrit ka bërë të ditur për Express se takimi i qeveritarëve të vendit, në shtëpinë e Pacollit, është i natyrës joformale.

Në një fotografi shihen qeveritarët, bashkë me Presidentin dhe Kryeparlamentarin, duke darkuar bashkë.

Nga fotografia shihet se jo të gjithë pjesëtarët e Qeverisë po marrin pjesë në këtë takim.

Ne darkën në Hajvali nuk është i pranishëm zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, nga Nisma.

Në takimin joformal nuk po marrin pjesë as ministrat e partisë së Limajt në Qeverinë e Kosovës. Arsyeja e mungesës së Limajt dhe ministrave të Nismës në këtë mbledhje nuk është bërë e ditur.

Presidenti Thaçi ka dalë me propozim që Qeveria e Kosovës dhe institucionet përcjellëse të barten në Hajvali. Merret vesh qe janë përmendur edhe ndërtuesit potencialë. Këtë propozim Presidenti do ta bëjë edhe në një mbledhje të ardhshme të Qeverisë

Udhëheqësit më të lartë të Kosovës kanë zhvilluar një takim të përbashkët, në natën e së dielës.

Takimi, i natyrës joformale, u zhvillua një ditë para se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ta procedojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe kjo bëri që të spekulohet në media se arsyeja e mbledhjes së udhëheqësve të vendit ishte pikërisht çështja e demarkacionit, që po e mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, qëllimi i takimit të krerëve të vendit në Hajvali ishte krejtësisht. Gjatë darkës së udhëheqësve janë përmendur edhe ndërtuesit e mundshëm të objekteve të reja shtetërore.

Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ishte e vetmja grua e cila mori pjesë në darkën e qeverisë në Hajvali.

Në darkën e cila u quajt jo formale nga ana e kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka munguar Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha. Kështu në mesin e 22 pjesëmarrësve sa ishin prezent në këtë darkë, gratë u përfaqësuan vetëm nga Albena Reshitaj.

Edhe vetë kryeministri Haradinaj më parë kishte pranuar se në qeverinë që ai udhëheq ka numër të vogël të grave.