
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, mbajti një fjalim sfidues duke theksuar se grupi nuk do të dorëzohet, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet dhe praninë e tij në Liban, pavarësisht armëpushimit njëvjeçar.
“Duhet të na zhdukin”, tha Qassem në një deklaratë televizive, duke akuzuar Izraelin se synon eliminimin e ekzistencës së grupit. “Ne do të mbrojmë veten, popullin dhe vendin tonë. Jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka dhe nuk do të dorëzohemi.”
Ai akuzoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara se po kërkojnë që autoritetet libaneze të negociojnë “nën zjarr”. Një delegacion i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndodhet në Liban për bisedime me qeverinë mbi uljen e tensioneve me Izraelin.
Qassem tha se Hezbollah po bashkëpunon me autoritetet libaneze dhe se SHBA-ja dhe Izraeli “nuk duhet të ndërhyjnë në mënyrën se si menaxhohen punët e brendshme të Libanit”, duke e quajtur vendosjen e kushteve nga ana e tyre “të papranueshme”.
Ndërkohë, Kryeministri libanez Nawaf Salam deklaroi se bisedimet e reja me Izraelin kufizohen vetëm në zbatimin e plotë të armëpushimit të vitit të kaluar dhe nuk përbëjnë negociata për një marrëveshje më të gjerë paqeje. /mesazhi







