Krijuesit e Wunderlist, ikonës së aplikacioneve To-Do, rikthehen me një aplikacion të ri

Më shumë sesa një aplikacion detyrash, Superlist është një produkt listash: ju krijoni një listë për një projekt, e ndani me ekipin dhe më pas plotësoni shënime, shtoni të dhëna, detyra, imazhe apo çdo gjë tjetër që ka lidhje me projektin.

Nëse jeni një fanatik i aplikacioneve to-do, me shumë gjasa ju mungon Wunderlist. Një dekadë më parë – kur aplikacionet e dobishme por edhe të bukura për tu përdorur ishin të rralla – Wunderlist i kishte të dyja.

Aplikacioni përmbante animacione ëmbla, sonde të bukuara, funksiononte në disa platforma dhe ofronte çdo lloj funksionaliteti organizues. Në 2015-ën u ble nga Microsoft dhe u shkri në Microsoft To Do duke eliminuar Wunderlist përgjithnjë.

Por grupi që ndërtoi Wunderlist, udhëhequr nga Christian Reber, vendosi të rikthente “shpirtin” e atij aplikacioni në jetë.

Tre vite pasi bënë publike këtë objektiv, ekipi lançoi Superlist, një aplikacion që shkrin menaxhimin e detyrave me shënime dhe lista të llojeve të ndryshme.

Mund të shkarkohet nga ky moment në Mac, iOS, Android dhe ueb. Prej disa kohësh ka qenë i disponueshëm në fazë testimi beta, dhe pavarësisht se nuk është aq i drejtpërdrejtë sa Wunderlist ishte, ruan atë bukurinë e tij.

Më shumë sesa një aplikacion detyrash, Superlist është një produkt listash: ju krijoni një listë për një projekt, e ndani me ekipin dhe më pas plotësoni shënime, shtoni të dhëna, detyra, imazhe apo çdo gjë tjetër që ka lidhje me projektin. Ekziston një opsion për të kaluar nga detyra personale në profesionale në mënyrë që të menaxhoni çdo gjë në një vend të vetëm.

Mund të lidhni Gmail, Slack, GitHub dhe dia shërbime të tjera. Ka edhe disa opsione AI të integruara që i shndërrojnë mesazhet në detyra.

Ende është një aplikacion i ri dhe i mungojnë disa funksionalitete bazike. Duhen shumë klikime për të përcaktuar detyra përsëritëse dhe aplikacioni nuk ka opsione eksportimi.

Superlist është një produkt biznesi dhe krijuar për ekipet. Plani me pagesë Pro kushton 8 dollarë në muaj për përdorues përmes të cilit mund të ngarkoni më shumë, ka më shumë AI dhe integrime. Plani pa pagesë nga ana tjetër është mëse i mjaftueshëm për shumicën e përdoruesve.