Kroacia në gjysmëfinale, eliminon Rusinë

Kroacia ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke arritur gjysmëfinalen e Botërorit pas 20 vjetësh.

Për ta bërë këtë Kroacia e eliminoi në çerekfinale nikoqirin Rusinë, në një ndeshje dramatike në Sochi.

Koha e rregullt e takimit ishte 1 me 1, me golat e shënuar nga Cheryshev që i dha epërsinë Rusisë në minutën e 31. Kurse shifrat i kishte barazuar Kramariq në minutën e 39.

2 me 2 ishte rezultati përfundimtar pas përfundimit të vazhdimeve, dhe ishin penaltitë që vendosën gjysmëfinalistin e radhës të Botërorit.

Kurse në penalti ishte Rusia që mori e para përgjegjësinë për të goditur përmes Smolovit, goditjen e të cilit priti portieri kroat Subashiq.

Brozoviq i dha epërsinë në penalti kombëtares kroate, si ekzekutuesi i parë. Dzagoev më pas ishte i saktë për Rusinë nga penaltia.

Pas Brozoviqit penaltinë për Kroacinë e ekzekutoi ylli i Realit, Kovaçiq, goditjen e së cilit e priti Akinfeevi. Më pas Fernandes humbi penaltinë për Rusinë, duke çuar jashtë portës topin.

Modriqi me shumë fat e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë përparsi sërish Kroacisë.

Ignasheviq mori përgjegjësinë për Rusinë më pas, dhe me një goditje të bukur çoi topin në rrjetë.

Në vazhdim Vida i dha epërsinë Kroacisë në penalti, 3 me 2.

Kuzyayevi barazoi shifrat për rusët. Dhe penaltinë kryesore për Kroacinë e pati ylli i Barcelonës, Ivan Rakitiq që ishte i saktë për ta dërguar kombëtaren e tij në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale Kroacia do të luajë ndaj Anglisë më 11 korrik.