Krostatë e butë me reçel, ëmbëlsira e gjithë familjes

Përbërësit për tavë me diametër 28 cm

  • 180 g miell
  • 120 g niseshte patatesh ose misri
  • 120 g sheqer
  • 140 g gjalpë shumë i butë në temperaturë ambienti
  • 3 të verdha veze ne temperaturë ambienti
  • 1 bustine vanilie
  • Nje maje luge krië
  • Reçel sipas dëshires

Përgatitja:
Në një tas perziejme me dorë per 1 -2 minuta të gjithe përbëresit sa te krijojme brumë.
E mbështjellim me plastmas kuzhine dhe e lëmë ne frigorifer për 1 ore ( unë e lashe gjithë natën.)
Pas kësaj kohe, marrim brumin nga frigoriferi dhe e punojme pak me dorë qe te zbutet. Hapim me petes e pak miell pak me shume se gjysma e brumit dhe e shtojmë në tave të lyer me gjalpë e miell. Ky brume copëtohet kur ta shtroni ne tavë por pa problem, e rregulloni me dorë. Shpojme bazën me pirun, shtrojme reçelin dhe me brumin që na mbeti pasi ta hapim me petes e miell krijojmë rrypat që vendosim siper.
E pjekim ne furre te ngrohur më parë në 170 gradë per 35 minuta afërsisht.