Krostatë me ricotta dhe çokollatë

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN FROLLA PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM: 

• 350 g miell tipi 00
• 100 g sheqer
• 1 vezë dhe 1 e verdhë veze
• 150 g gjalpë i prerë në kubikë, i ftohtë nga frigoriferi
• 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira e mbushur rrafsh, për ta bërë më të shkrifët brumin (receta origjinale e brumit frolla nuk e ka)
• lëkura e grirë në rende e 1 limoni organik
• një majë thike kripë.

PËRBËRËSIT PËR KREMIN ME RICOTTA DHE ÇOKOLLATË:

•500 g ricotta
• 100 g sheqer
• lëkura e grirë në rende e 1 portokalli organik
• 50 g çokollatë e zezë e grirë në thërrime
• 1 vezë • sheqer pluhur
• Në disa familje çokollatën dhe lëkurën e portokallit i zëvendësojnë me 2 lugë liker “Limoncello”.

PËRGATITJA E BRUMIT: Në një tepsi hedhim miellin, bëjmë një gropë në mes dhe hedhim gjalpin. E punojmë me majat e gishtave, derisa të përftojmë thërrime. Shtojmë vezët, lëkurën e limonit, sodën me sitë, sheqerin dhe një majë thike kripë. E punojmë brumin me dorë shumë pak, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë. Në një tas hedhim ricotta-n (kullojmë lëngun që ka në kuti), vezën, sheqerin dhe lëkurën e portokallit. I përziejmë me pirun, derisa të përftojmë një masë kremoze. Pas një ore, ndezim furrën në temperaturën 170°C. Hapim brumin (2/3 e sasisë së tij) me petës, veshim tavën të lyer më parë me gjalpë e pak miell. Shpërndajmë kremin me ricotta-n dhe çokollatën e thërrmuar. Me brumin që na ka mbetur bëjmë rripa, i vendosim sipër dhe e pjekim për rreth 1 orë. E konsumojmë vetëm pasi të jetë ftohur plotësisht.