Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryebashkiaku grek godet me shuplakë të prekurin nga përmbytjet – VIDEO

Kryebashkiaku grek godet me shuplakë të prekurin nga përmbytjet – VIDEO

Ahileas Beos, kryetari i bashkisë që qytetit Volos që u përball me katastrofën e përmbytjeve për herë të dytë në Greqi, ka goditur me shuplakë një të prekur nga përmbytjet, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në median greke, mësohet se një debat verbal u shënua mes kryebashkiakut Beos dhe një banori i cili pretendon se nuk janë marrë masat e nevojshme.

Në lajme vihet në dukje se pas debatit Beos godet me shuplakë personin në fjalë.

Beos, në një deklaratë pas ngjarjes e cila shkaktoi jehonë të madhe në median sociale, tha: “Reagimi që kam bërë, është rezultat i faktit që kam qëndruar pa gjumë për një muaj”.

Katastrofa e përmbytjeve që ndodhi më 28 shtator preku rajonin e Thesalisë dhe shkaktoi dëme serioze në vendbanimet kryesisht në Volos, Pilio, Larisa dhe Farsala.

Shumë shtëpi, biznese, toka bujqësore dhe rrugë janë dëmtuar nga përmbytjet ndërkohë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut janë mbyllur për trafikun shumë rrugë.

Për shkak të reshjeve intensive nuk ka qenë i mundur furnizimi me energji elektrike për një pjesë të madhe të qytetit Volos.