Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar me presidentin e Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, në margjinat e Forumit të Dohas, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë nuk dha informacione të mëtejshme mbi takimin midis ministrit Fidan dhe presidentit somalez.
Edicioni i 23-të i Forumit të Dohas dje filloi në kryeqytetin e Katarit nën temën “Drejtësia në veprim: Përtej premtimeve për progres”.
Ngjarja dy-ditore mblodhi së bashku zyrtarë dhe liderë global, përfshirë ministrin Fidan, presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa, ish-Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton dhe bashkë-themeluesin e kompanisë Microsoft, Bill Gates.
Anadolu është partneri global i komunikimit i ngjarjes.





