Kryeministri grek: Duhet të takohemi dhe të bisedojmë me Erdoğanin

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis lidhur me mundësinë e një takimi sërish me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Duhet të takohemi dhe të bisedojmë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për televizionin shtetëror ERT të Greqisë, Mitsotakis foli për marrëdhëniet me Türkiye-n (Turqinë) dhe çështjet e tjera të politikës së jashtme.

Mitsotakis vuri në dukje se gjatë periudhës së tij si kryeministër ka dëshmuar shumë luhatje në marrëdhëniet turko-greke. Dhe në lidhe me takimin që zhvilloi në mars me presidentin Erdoğan në Stamboll tha: “Takimi im me Erdoğanin kaloi me të vërtetë në një atmosferë të mirë. Edhe unë ashtu sikur ishim dakorduar, duke lënë mënjanë tensionet prisja që ne të fokusoheshim në agjendën pozitive mes dy vendeve”.

– “Nuk mund të ketë një problem me Türkiye-n”

Pasi vuri theksin se pret me padurim të formojnë marrëdhënie të përhershme, të mira dhe miqësore me Türkiye-n dhe popullin turk, Mitsotakis tha se “Nuk mund të kemi një problem me Türkiye-n dhe popullin turk”.

“Jo në terren por në retorikë ka një tension të madh mes Türkiye-s dhe Greqisë”, tha Mitsotakis duke mbrojtur idenë se populli grek do të jetë i bashkuar në kohë të vështira lidhur me çështjet kombëtare.

Lidhur me mundësinë për t’u takuar sërish me Erdoğanin, Mitsotakis deklaroi “Duhet të takohemi dhe të bisedojmë”.

Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, Mitsotakis tha: “Nevoja e kohës ku jetojmë është se si do të përgjigjemi përballë një revizionizmi ekspansionist, në të cilin subjekt janë fantazitë perandorake të periudhave të tjera”.

Ai theksoi se dërgimi i armëve në Ukrainë nuk do të ndikojë negativisht në fuqinë mbrojtëse të Greqisë. /aa