Kryeministri kroat pret zgjerim ekonomik prej 5% këtë vit

Andrej Plenkoviç

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, tha se zgjerimi ekonomik i vendit që ishte parashikuar më parë në rreth 5%, mund të arrijë në 7% këtë vit.

Ai tha në një konferencë mbi ekonominë e Kroacisë, se katastrofa Covid-19 i kishte kushtuar Kroacisë 35 miliardë kuna (5.5 miliardë dollarë), por Kroacia është përsëri në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike.

Ekonomia e Kroacisë po rritet për shkak të rritjes së investimeve dhe sezonit turistik. Plenkoviç vuri në dukje se shenjat e tjera ekonomike të Kroacisë janë gjithashtu shumë optimiste, si niveli i punësimit dhe paga mesatare. /monitor