Kryeministri Kurti ngushëllon familjet e dy viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emrin të Qeverisë dhe në emrin e tij, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.Në letrat e ngushëllimit, kreu i Qeverisë së Kosovës u ka shprehur atyre ngushëllime për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur Gjermaninë në ditët e fundit.Letra e plotë e ngushëllimit:

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur shtetin mik, Gjermaninë.Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit.