Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një mesazh urimi, duke e shoqëruar me një foto nga memoriali “Nëna Shqipëri”.
“MIRËMËNGJES dhe bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur ”, shkruan kryeministri.
Shqipëria përkujton sot 82-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, një nga datat më të rëndësishme të historisë së vendit. /panorama







