Kryesia e Kuvendit nesër diskuton për rezolutën lidhur me Veriun

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e hënë), ku përveç tjerash do të diskuton edhe për votimin e propozim-rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe votimin e propozim-rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00, si pika të rendit të ditës do të jenë edhe situata aktuale në veri sikurse dhe kodi telefonik.

Kuvendi ka njoftuar për pikat e rendit të ditës për të hënën:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

Përgatitjet për seancën plenare:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta.

Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.