Kryesia vendos, më 22 gusht seanca për shpërbërjen e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që më 22 gusht të mbahet seanca për shpërbërjen e Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës me vota unanime ka marrë vendim që data e 22 gushti të jetë dita e shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, raporton lajmi.net.

Kjo u konfirmua menjëherë pas përfundimit të mbledhjes nga të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare.