Kujdes nga “Elefantët” në Ramazan!

Mund të habiteni nga titulli, por habia juaj do të zhduket kur të lexoni tekstin më poshtë.

Imam Maliku ishte ulur në xhaminë e Profetit a.s., si zakonisht, duke transmetuar hadithet e të Dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të… studentët rreth tij po dëgjonin… Pastaj dikush bërtiti: Erdhi një elefant i madh. në Medine… (Medinasit nuk kishin parë elefant më parë… Medina nuk njihte elefantët)…

Kështu të gjithë studentët nxituan të shihnin elefantin dhe u larguan nga Maliku… përveç Jahja bin Jahja El-Lejthi…

Imam Maliku i tha:
Pse nuk dolët me ta?
A keni parë elefant më parë?
Jahja tha: Kam ardhur në Medine për të parë Imam Malikun, jo për të parë elefant.

Nëse e analizojmë këtë histori…do të zbulojmë se vetëm njëri nga të pranishmit e dinte pse erdhi dhe cili ishte qëllimi i tij.

Pra nuk u shpërqendrua… dhe nuk i harxhoi energjitë majtas e djathtas… ndërsa të tjerët, dolën dhe vrapuan pas turmave… prandaj shiheni dallimin e madh mes tyre…

Transmetimet e Imam Jahja bin Jahja El-Lejthi rreth Imam Malikut janë referencë në librin El-Muvatta te Imam Malikut…

Ndërsa për studentët e tjerë që ishin spektatorë, historia nuk i përmend…

Në kohën tonë, elefanti përsëritet… por në imazhe të ndryshme… dhe në mënyra të ndryshme… sidomos në Ramazan.

Ka dy lloje njerëzish gjatë Ramazanit: Një lloj e ka përcaktuar qëllimin e tij…ata e dinë se çfarë duan nga Ramazani…dhe cili është qëllimi që shpresojnë të arrijnë…

Ka një lloj tjetër që është i pavëmendshëm ndaj tij dhe neglizhent… lloje të ndryshme elefantësh tërheqin atë nga Ramazani…

Kanale televizive koti…
Seriale dhe filma të pa dobishëm…
Dhe elefantë tjerë të kësaj kohe…

Kujdes nga elefantët dhe magjepsia e tyre…
Duan t’ju vjedhin kohën më të mirë të vitit…

Nga arabishtja: Korab Hajraj