Kupa e Botës: Vazhdon faza e eliminimit, përballen Japoni – Kroaci, Brazil – Kore e Jugut

Kupa e Botës vijon sot me dy ndeshje të tjera.
Faza e eliminimit direkt ka filluar tash e sa ditë.

Teksa katër kombëtare që kaluan në çerekfinale janë mësuar, sot do u bashkohen atyre edhe dy të tjera.

Japonia luan ndaj Kroacisë, me fillim nga ora 16:00.

Ndërsa, në orën 20:00 përballen Brazili me Korenë e Jugut.

Në takimin e parë kombëtare më favorite cilësohen kroatët, por japonezët kanë treguar formë të mirë.

Japonia ka mposhtur dy superfuqi si Gjermania dhe Spanja, andaj Kroacia duhet të frikësohen.

Kombëtarja tjetër favorizuese në ndeshjen e dytë është Brazili.

Të përzgjedhurit e Tite shihen si pretendent për titull, andaj shkojnë për fitore sot.