Joshja gastronomike ndaj ushqimit me kritere islame: shijim i një hot dog-u në zemër të New York-ut
Multimiliarderi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, befasoi opinionin duke u shfaqur në Times Square, New York, në një fast food të markës “Halal” dhe blerë aty një hot dog.
Ishte një pamje që tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve, të cilër nxituan ta fiksojnë me celularët e tyre këtë episod krejt të zakonshëm të një njëriu jo të zakonshëm, prej statusit publik që gëzon.
Në pritje të porosisë, si shihet duke shikuar përreth me markat e famshme Forever 21 dhe sallonet e ekspozitës Disney që shkëlqejnë në sfond.
Pastaj vjen ushqimi i porositur bleu nga retoranti Hallall, të cilin e shijon me një shujdesje mbrësëlënese, pa asnjë kompleks, në ambient public, mes kureshtjes së dhjetra kalimtarëve.
Pse është i rëndësishëm ushqimi hallall?
Ushqimi hallall është i detyrueshëm për muslimanët, pasi trajtohet sipas kritereve fetare.
Tradita islame e therjes së kafshëve bëhet duke kulluar plotësisht gjakun, pos nisjes me “Bislmilah”(në emër të Zotit). Kjo siguron që cilësia e mishit të jetë e shëndetshme dhe pa të gjitha papastërtitë e dëmshme për trupin e njeriut.
Perceptimi popullor është se vetëm muslimanët preferojnë ushqimin hallall. Por, fakti është se edhe hebrenjtë konsumojnë mishin e siguruar nga kafshët e therura në mënyrën islame të quajtur therje kosher.
Bill Gates dhe muslimanët
Lidhja e Bill Gates përtej ushqimit hallall. Vajza e tij Jennifer është martuar me milionerin egjiptian Nayel Nassar.
Jennifer Gates u martua me Nayel Nassar në një ceremoni myslimane në tetor 2021.
Jennifer dhe Nayel kanë një vajzë, dhe Bill Gates shihet herë pas here duke luajtur me mbesën e tij Leila.
Në korrik të këtij viti, Nayel Nassar, i cili është gjithashtu një kalorës profesionist, përfaqësoi Egjiptin në Lojërat Olimpike 2024 të mbajtura në Paris.
Gruaja e Bill Gates, Melinda French Gates, brohoriti për dhëndrin e saj dhe shprehu mbështetjen dhe inkurajimin e saj. Duke ndarë një fotografi të tij, ajo shkroi: “Shumë e emocionuar që të shoh të garosh në Lojërat Olimpike, Nayel Nassar. Të mbështes.” /tesheshi.com/



