Kur luhen gjysmëfinalet e Champions League? Data dhe koha e ndeshjeve

Real Madrid – Manchester City dhe Liverpool – Villarreal janë dy ndeshjet gjysmëfinale të Champions League.

Mbrëmë janë mësuar edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinale. Manchester City dhe Liverpool iu bashkuan skuadrave spanjolle si Villarreal e Real Madrid, shkruan lajmi.net.

Tani, të gjithë sytë e tifozëve janë kah gjysmëfinalet. Real Madrid – City merr vëmendjen më të madhe.

Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen më 26 prill dhe 27 prill, kurse ndeshjet e kthimit më 3 dhe 4 maj.

Manchester City – Real Madrid është ndeshja e parë gjysmëfinale e cila zhvillohet në ‘Etihad’ më 26 maj. Ndeshja e kthimit luhet më 4 maj.

Liverpool dhe Villarreal luajnë ndeshjen e parë në ‘Anfield’ më 27 prill, kurse ndeshjen e kthimit më 3 maj në ‘La Ceramica’.