Kur mercenari e matrapazi Mustafa Nano, ta dekodon origjinën identitare

Ky matrapaz dhe mercenar i llojit të rrallë në trojet shqipfolëse, me emisionin e tij “Provokacija”, është dëshmia më e mirë, se me akuzën e poshtëshënuar po e vuan krizën e origjinës së tij identitare pro serbe,e pro sllave…

Ai e di saktë, se në “kurorën” e dhunshme pesëdhjetë vjeçare me ish krijesën centaur Jugosllave, shqiptarët më së paku ishin “kryqëzuar” me popujt tjerë. E në veçanti me serbët! Atëherë, si ka mundësi që: “kosovarët, të kanë gjak serbi”, si po aluduaka ky far dallkauku e turravrapi mercenar?!

Por, ky injorant (që i ka edhe në Kosovë do shokë e miq që kanë krizë të njejtë identitare), duke (keq)kuptuar rolin e protagonizmave mediatik, nuk ngurron të promovoj edhe provokime të kësaj natyre, vetëm e vetëm të mbetet në qendër të sponsorëve pro sllav?!

Si i tillë, meriton dënimin e injorimit medial…