Kur një besim varet nga kreu i saj njerëzor…

Prof. Adnan Simnica

Kur një besim varet nga kreu i saj njerëzor edhe në ndërrim të ligjeve sipas egos, qejfit e interesave të caktuara, atëherë ai është i devijuar nga e vërteta në themel.
Merreni me mend, t’u lejohet grupeve të tilla degjeneruese e shkatërruese të bekohen kinse në emër të Zotit?!
Këtë duan ta sjellin tek ne, por besoni se do të jetë e kot.
Vetëm Zoti i botëve, Allahu shpall ligje, por me urtësi e interes njerëzor, e jo prijësit fetar, të cilët me vendime makabër shkatërrojnë çdo gjë.
“Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim)”
(Kuran, Et Tevbe: 31)