Kurti fton gjilanasit të organizohen për protestën e 1 shtatorit

Derisa po afrohet dita kur Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore, për të mos lejuar që në seancën e Kuvendit të votohet demarkacioni me Malin e Zi, deputetit i VV, Albin Kurti, në 11 vjetorin e themelimit të partisë së tij në Gjilan, iu bëri thirrje aktivistëve gjilanas për angazhim maksimal që protesta e 1 shtatorit të jetë sa më masive.

Albin Kurti, në para të pranishmëve në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka shpjeguar për historikun e zhvillimit të partisë që ai i takon.

Veç deputetit Albin Kurti, ka folur edhe kryetarja e Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan, Besa Baftiu, e cila ka përmendur sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo qendër përgjatë këtyre viteve të organizimit.

Ajo foli edhe për rritjen e vazhdueshme të Lëvizjes në këtë komunë, me theks të veçantë në muajt e fundit, përgjatë rezistencës së vazhdueshme në kundërshtimin të proceseve të dëmshme nëpër të cilat po kalon Kosova.