Kurti: KEK ndodhet në një moment historik transformimi, investimet tejkalojnë 500 milionë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ndodhet në një moment historik transformimi.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese.

Pos tjerash, Kurti theksoi se: “KEK-u sot po forcon themelet e energjisë së të ardhmes: një KEK më i fortë, më modern, më i sigurt dhe më i gjelbër, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të brezave që vijnë”.